Akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares, Gjykata merr këtë vendim për Altin Çokun

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz.

Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi Haxhia. Jam përdorues i Tik Tok si gjithë të tjerët. Nuk e përdor për gjëra të këqija, ha bukë me të si gjithë të tjerët”- tha ai për gazetarët.

Fillimisht autoritetet raportuan se e reja ishte rrëzuar nga tarraca e ballkonit, por më pas rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e nxitur pikërisht nga 39-vjeçari.

Nëna e 27-vjeçares, e cila u vetëvra pas shantazheve të Altin Çokut për t’i publikuar disa pamje intime, deklaroi dy ditë më parë se në foton që është bërë virale, nuk është e bija, por një montazh.

“Është fytyra, por jo trupi i vajzës time. Nuk ka lidhje vajza ime me atë. Ajo nuk dinte se ku ishte marketi, jo hoteli.”, tha nëna.

Policia e ka zbardhur ngjarjen pas dëshmive të familjarëve dhe kqyrjes së telefonit të viktimës. E ndjera i kishte kërkuar disa herë që të fshinte foton nga rrjeti social, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës, me të cilin ka patur dhe një vajzë 2 vjeçe dhe ishte në proces divorci. Vajza jetonte me të atin. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun.

39-vjeçari është me precedentë penalë. Para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte kushërira e tij e afërt, vajza e dajës. Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Pas këtij momenti, kushërira e tij 18-vjeçare i dha fund marrëdhënies me të, por Altin Çoku insistonte që të vazhdonin lidhjen, madje duke e kërcënuar se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar, që ishte djali i tij i dajës. Në vitin 2010, Altin Çoku kreu një krim monstruoz, duke tentuar të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët.

Gjithashtu, Altin Çoku rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014. Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit, ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Altin Çoku, sipas dosjes, i ka kërkuar mjekut G. S. disa herë para, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe me anë të letrave të shkruara.

Në muajin qershor të vitit 2014, i Altin Çoku i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar vajzën e tij dhe për t’ia dhënë avokatit për një çështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para mjekut, edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij sqaron se Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here