Njësitet speciale të policisë kanë nisur një aksion në Pallatin e Rinisë, pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Policia po realizon bastisje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, deri tash dy persona janë arrestuar.Sipas RTK-së, të arrestuar janë F.R, ish-menaxher i Prokurimit, zv.shef i sigurimit dhe A.Z, ish-ud. kryeshef, tash në zyrën për financa.
Njësitet e krimeve ekonomike po vazhdojnë bastisjet edhe në këto momente.