Aksion i madh i Policisë në disa lokacione në Prishtinë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në disa lokacione të Prishtinës, me në fokus personat e dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas burimeve të Klankosova.tv, operacioni është organizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe do të shtrihet edhe në lokacione të tjera, ku pritet të kryhen kontrolle shtesë nga hetuesit.

Pamje ekskluzive të siguruara nga Gazeta Sinjali tregojnë njësitë policore të angazhuara në rrugën “Nekibe Kelmendi”, afër SOS Fshatit, ku po zhvillohen veprime operative në terren nga Njësia Antidrogë.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar apo për ndonjë sasi të konfirmuar të narkotikëve të sekuestruar. Po ashtu, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë aksion, i cili është në zhvillim dhe pritet të shtrihet edhe në lokacione të tjera në kryeqytet.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here