Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.

Nga atje, Abdixhiku tha se tek familjarët e kryefamiljarët shtroi pikëpamjet e LDK-së mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike, zbrazjen e vendit, të cilën ai e quajti sfidë kombëtare e që s’po merr përgjigje shtetare.

LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë”, shkroi Abdixhiku.

Tutje, ai tha se pritja e deritanishme në çdo fshat e qytet është shpresë për vetëdijen e lartë të popullit të Kosovës për ta përballuar, sipas tij, popullizmin si rrezik identitar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here