Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e katërt me rradhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim.Time Kadrijaj në një prononcim për Indeksonline është shprehur se qëndrimi i AAK-së për seancën e nësërme mbetet i njejtë.
‘’Normalisht që do të kundërshtojmë emrin e Albulena Haxhiitu, AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vendimit’’, është shprehur ajo për Indeksonline.
Kur është pyetur nëse AAK-ja si parti ka ndonjë propozim për emër ajo është shprehur se propozimi i takon partisë së parë.
Seanca e Kuvendit nis nesër nga ora 10:00.