A po “ndahen” përfundimisht Osmani dhe Kurti?

Presidenca dy herë e kundërshtoi dje Qeverinë: A po “ndahen” përfundimisht Osmani dhe Kurti?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk u konsultua nga Qeveria e Kosovës për një letër të cilën ajo ia dërgoi Këshillit të Evropës (KiE) të mërkurën, ku e njoftoi për qëllimet e Qeverisë për ta hartuar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha këshilltari i saj Bekim Kupina.

Dallimet në mes Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës siç duket po thellohen çdo ditë e më shumë.

E enjtja ka qenë dita kur institucionit i Presidencës e ka bërë publik mospajtimin me Qeverinë e Kosovës rreth një çështje të caktuar.

Madje, brenda pak orëve presidenca dy herë e ka kundërshtuar Qeverinë në lidhje me letrën që Donika Gërvalla ia ka dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare.

Pak orë pasi kryediplomatja Donika Gërvalla ka njoftuar së presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së i ka nisur një letër, ku Kosova zotohet se do ta hartojë një draft të ri për Asociacionin dhe do ta dërgojë në Kushtetuese, ka reaguar Presidenca.

Përmes një komunikate zyrtare, është bërë me dije se Qeveria nuk e ka konsultuar fare për ketë temë.

“Letra e djeshme e Qeverisë së Kosovës dërguar në KIE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani”, thuhet qysh në fillim.

“Presidentja Osmani përkrahë vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve.”,

“Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione. Presidentja Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Evropës, ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi.”, thuhet në komunikatë.

Në orët e mbrëmjes, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes Osmani, ka lëshuar një reagim edhe më të ashpër.

Ai ka vlerësuar se veprimet e tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nuk e ndihmojë Kosovën.

“Konkretizimi i zotimeve të marsit të 2024 e jo të prillit siç thuhet nga Ministria e Jashtme, mund të bëhet vetëm pas pajtimit të tre krerëve të shtetit, gjë që nuk ka ndodhur. Veprime të tilla janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe nuk mund ta ndihmojnë Kosovën.”, ka thënë Kupina, duke shtuar se Osmani po vazhdon të përpjeket për të siguruar që Kosova të futet në agjendë për KiE.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights