A kanë ndikuar akuzat e Kurtit në ngritje të aktakuzës, kjo është përgjigja e Kryeprokurorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte kritikuar Prokurorinë që sipas tij, përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë, nuk ngriti asnjë aktakuzë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Por, sot që Prokuroria ka ngritur aktakuzë Kryeprokurori u pyet se a ka ndikuar në këtë, deklarata e kryeministrit Kurti.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se Prokuroria nuk merret me perceptime e as me gjykimet e askujt.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here