A ka vend për Vjosa Osmanin në LDK? – Flet deputeti i kësaj partie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u komentua së fundi për afërsinë që pati me zyrtarë të LDK-së, ish bashkëpartiakë të saj, në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.Se a ka vend për kthim në ish partinë e saj, në të ardhmen, për Gazeta Blic ka folur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Ai thotë se LDK zgjedhjet e brendshme i ka pas katër vitesh dhe është e hapur për ata që duan pjesë, edhe për ata që në të kaluarën janë larguar por që më pas kanë reflektuar.“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbyllur një cikël zgjedhor të zgjedhjeve të brendshme në degët brenda dhe jashtë vendit dhe cikli tjetër është pas katër vitesh, që mundet çdokush të garojë ose anëtarësohet prej moshës 16 ose 18 të jetë i zgjedhur brenda strukturave të LDK-së. Njerëzit që kanë gabuar në rrugëtimin e vet e të cilët për një moment kanë menduar jashtë ideologjisë politike për të arritur një pozitë të caktuar dhe në një kohë reflekton mbi atë të cilën nuk e ka si ideologji dhe nuk e ka si përcaktim, LDK ka qenë gjithmonë e hapur edhe në të kaluarën kur kemi pasur shkëputje ose ndarje për njerëz të cilët kanë menduar që mund ta zhvillojnë aktivitetin brenda LDK-së”, thotë ai.

Por, deputeti thekson se LDK s’mund t’i ofrojë diçka blanko atyre që i kanë bërë dëm partisë e kanë përfituar në aspektin personal.“Në këtë aspekt, askush nuk mund as ta ndalojë dikë por as t’i ofrojë diçka blanko atyre që i kanë bërë dëm LDK-së në ecjen e saj, por duke e dëmtuar LDK-në e kanë dëmtuar Kosovën dhe zhvillimin e saj, ndoshta është një e arritur personale por dëmi që është bërë duke dëmtuar LDK-në në faza të caktuara, jo vetëm këta por edhe shumë të mëhershëm kanë reflektuar, prapë LDK, fryma e saj, programi i saj, ideologjia e saj politike, përcaktimi pro perëndimor është rruga më e mirë, më e sigurt për të ardhmen e Kosovës, të fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh”, deklaron Armend Zemaj./Gazeta Blic/

PUBLIKIMET E FUNDIT

A qajnë burrat?

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here