67-vjeçari nga Peja u gjet pas një jave në Gjakovë, dyshohet se u sulmua nga disa persona

I zhdukur për më shumë se një javë, 67-vjeçari nga Peja, Gëzim Trakaniqi, është gjetur gjatë ditës së djeshme. Trakaniqi është hasur në qytetin e Gjakovës, ku një patrullë policore e ka gjetur dhe i njëjti më pas është dërguar në Policinë e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia ka njoftuar dje se viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas i është dorëzuar familjarëve.

Por, siç mëson Sinjali, 67-vjeçari ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale për shkak të disa borxheve.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë kohës sa viktima ka qenë në Gjakovë është sulmuar fizikisht nga disa persona dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Për detajet e rastit është vënë në dijenie dhe Prokurori i Shtetit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here