Nga ‘Gysi anglishtfolës’ te ‘Ermal raketa’, Arben Ahmetaj trazon sërish politikën; të hënën prova dhe përgjime ‘bombë’

Ish-zv.kryeministri jep një tjetër intervistë nga Zvicra, ku paralajmëron përgjime dhe të dhëna të reja për emra të lidhur me pushtetin. Nga “Gysi anglishtfolës” te “izraeliti që flet në emër të Ramës” dhe dyshimet për trafik armësh, dalja e re e Ahmetajt pritet të trazojë sërish politikën.

Arben Ahmetaj rishfaqet nga Zvicra me një tjetër intervistë që pritet të shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare. Ish-zëvendëskryeministri, i cili u largua nga Shqipëria pas nisjes së procedurave ndaj tij nga SPAK dhe ndodhet në Zvicër, ka folur sërish për emisionin “Çim Peka Live”.

Intervista do të transmetohet të hënën, ndërsa promoja e publikuar paraprakisht paralajmëron deklarata dhe materiale të reja që lidhen me emra pranë pushtetit, përgjime dhe lidhje të politikës me krimin.

Në njoftimin për intervistën paralajmërohet për herë të parë edhe publikimi apo trajtimi i një përgjimi ndërkombëtar, i cili pretendohet se daton në janar të vitit 2026.

“Kush është Gysi anglishtfolës? Përgjimi i janarit 2026, çfarë përmban? Kush është izraeliti që flet në emër të Ramës? Kush është Ermal Raketa? Dhe a po bëhet trafik armësh? Për herë të parë, një përgjim ndërkombëtar, për atë se si është kriminalizuar Shqipëria”, thuhet në promon e emisionit.

Rikthimi publik i Ahmetajt vjen pasi deklaratat e tij të mëparshme kanë shkaktuar debate të forta politike. Në daljet e tij nga Zvicra, ish-numri dy i qeverisë Rama ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij dhe personave që ai i lidh me mazhueancen.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME