Di Fiore nga Ura e Ibrit: Qëndrimi ynë mund të përshtatet, por përgjegjësitë tona nuk ndryshojnë

Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që vazhdojnë të qëndrojnë mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Gjatë vizitës, Di Fiore ka vlerësuar punën e pjesëtarëve të MSU-së në veri të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e pranisë, gatishmërisë dhe aftësisë së tyre për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë.

Ai tha se, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në pozicionimin e misionit nëpër Kosovë, përgjegjësitë dhe gatishmëria e KFOR-it mbeten të njëjta.

“Sot pata mundësinë të vizitoj personelin tonë të MSU-së këtu në Mitrovicë dhe të shoh më afër punën e rëndësishme që ata bëjnë çdo ditë. Çdo anëtar luan një rol të rëndësishëm në aftësinë e KFOR-it për të qëndruar prezent, i lëvizshëm dhe i gatshëm për t’u përgjigjur zhvillimeve të sigurisë. këtu në veri të Kosovës, personeli ynë kontribon shumë në vetëdijën situacionale dhe praninë e dukshme të KFOR-it, duke mbetur i përgatitur për të mbështetur mision kudo që të nevojiten, Me përshtatjen e kushteve të sigurisë, aftësitë e tyre bëhen edhe më të rëndësishme dhe përgjegjësitë tona mbetën të pandryshuara. Si komandant i MSU-së jam jashtëzakonisht krenar për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin që shoh nga personeli ynë çdo ditë. Ata e kuotojnë përgjegjësinë që u është besuar dhe janë të sifurt në gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për teë mbështetur misionin e KFOR-it. Qëndrimi yne mund të përshtatet, por angazhimi ynë, gatishmëria dhe përgjegjësitë mbeten të palëkundura. “, tha ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME