40 palestinezë të vrarë në 24 orë nga sulmet izraelite

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur në ditën e saj të 569-të.
Agjencia e lajmëve TASS raporton se në 24 orët e fundit të paktën 40 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.

Hamasi ka propozuar lirimin e të gjithë pengjeve që ende mbahen në Gaza dhe ka thënë se është i gatshëm të pranojë një armëpushim pesë-vjeçar në këmbim të përfundimit të luftës.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka paralajmëruar se ka shteruar të gjitha furnizimet e tij ushqimore në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka bllokuar hyrjen e të gjithë ndihmave humanitare që nga 2 marsi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here