2.1 C
Pristina
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Pentagoni po përgatit plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po zhvillon plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria, një veprim që presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar si të nevojshëm për shkak të “kaosit të mjaftueshëm” në rajon.

Sipas burimeve nga Pentagoni, dy zyrtarë amerikanë konfirmuan për NBC News se procesi i tërheqjes është në fazën e planifikimit. Këto zhvillime vijnë pas një interesi në rritje nga presidenti Trump dhe zyrtarë të afërt me të për ta përmbyllur praninë ushtarake amerikane në Siri.

Plani i Pentagonit përfshin skenarë të ndryshëm për tërheqjen e trupave brenda 30, 60 ose 90 ditëve, ndërsa detajet e mëtejshme mbi zbatimin e këtij vendimi mbeten ende për t’u finalizuar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here