26-vjeçarja lind katërnjakë në QKUK, tre djemë dhe një vajzë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë.

“Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve”, njofton SHSKUK.

Tutje në njoftim thuhet se tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme”, njofton tutje SHSKUK-ja.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here