Zbuloni vendet e fshehura në aeroplan ku pasagjerët nuk lejohen të hyjnë

Aeroplanët kanë zona sekrete, ku pasagjerëve u ndalohet hyrje, aty madje nuk kanë qasje as anëtarët më elitarë.

Bëhet fjalë për “dhomat e çlodhjes” të rezervuara ekskluzivisht për anëtarët e ekuipazhit për të pushuar gjatë fluturimeve në distanca të gjata, shkruan New York Post.

Pasagjerët nuk mund të kenë qasje në ato dhoma në asnjë rrethanë dhe janë të fshehura mirë nga pamja.

Ato ndryshe quhen si “Crew Rest Compartments” dhe vendndodhja kryesisht varet nga aeroplani.

Zonat e pushimit të ekuipazhit janë projektuar për të mos tërhequr shumë vëmendjen e pasagjerëve, pavarësisht se ku ndodhen.

“Një pasagjer që kalon pranë ndoshta do të mendonte se është një dollap”, thotë stjuardesa Susannah Carr.

“Unë nuk do të shkoja aq larg për t’ju treguar se si hymë aty – është e sigurt, do ta them këtë. Herë pas here kemi njerëz që mendojnë se është një derë banjoje dhe përpiqen ta hapin atë, por ne thjesht u tregojmë atyre rrugën për në banjën aktuale”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here