Njihuni me vendin më të izoluar në Tokë

Një vend në planetin tonë është aq i izoluar, larg prej zonave të tjera, sa njerëzit më të afërt për t’i kontaktuar janë ata nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

E quajtur “Pika Nemo” pas marinarit nga vepra e Zhyl Vernit, Twenty Thousand Leagues Under the Sea, kjo zonë është aq e izoluar në Oqeanin Paqësor, sa është pika më e largët në Tokë, shkruan The Mirror.

Qytetërimi më i afërt është ai i Ishullit të Pashkëve, rreth 2,574 kilometra larg.

Duke folur pikërisht për këtë, një faqe në TikTok ‘Psychopoly’ shpjegon pse kjo pikë nxit kuriozitetin e të gjithëve.

“Është e çuditshme të mendosh, por nëse gjendesh vetëm atje, njerëzit e tjerë më të afërt do të ishin në fakt astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, ​​me distancë 415 kilometra”, thoshte personi në video.

“Nëse do t’ju duhej ndihma e dikujt këtu, do të duheshin 15 ditë që njerëzit më të afërt të arrinin tek ju (me varkë), që do të ishte ekuivalenti që ata të udhëtonin dy të tretat e rrugës nëpër Shtetet e Bashkuara”.

Psychopoly zbuloi gjithashtu se vendndodhja është afër vendit ku u dëgjua ‘Krisma’, e teorizuar si tingulli i një ajsbergu që u thye ose u teorizua edhe si “krijesa e panjohur e detit”.

@psychopoly Most Isolated Place on Earth😳 #pointnemo#lovecraft#cthulhu#atlantis#map#ocean#space#greenscreen ♬ Blade Runner 2049 – Synthwave Goose

Videoja që shpjegon zonën më të izoluar është shikuar më shumë se pesë milionë herë derisa ka tronditur përdoruesit në TikTok.

Point Nemo është një pikë imagjinare që përfaqëson të ashtuquajturin “pol oqean i paarritshmërisë” dhe është përcaktuar në vitin 1992 nga inxhinieri, Lukatela.

Nemo do të thotë “askush”, në latinisht që është një emër i përshtatshëm kur shikoni vendndodhjen e një vendi në Google Maps.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights