29.7 C
Pristina
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Eshtra 100 milionë-vjeçare të gjetura në Australi, zbulojnë specie të reja pterosaurësh

Eshtrat që datojnë rreth 100 milionë vjet më parë, të gjetura në Australinë verilindore janë identifikuar si një specie e re e pterosaurëve, sipas një studimi të sapo publikuar.

Eshtrat, të zbuluara në vitin 2021 në Queenslandin perëndimor nga kuratori i muzeut ”Kronosaurus Korner”, Kevin Petersen, i përkasin një gjinie dhe specie të re të pterosaurëve anhanguerian, haliskia peterseni, sipas një studimi të botuar në revistën ”Scientific Reports/Springer Nature”.

Epiteti i gjinisë Haliskia, që rrjedh nga greqishtja e lashtë, përshkruan një krijesë fluturuese që hedh një hije mbi det, ndërsa epiteti i specieve nderon Petersen.

“Me një hapje krahësh rreth 4,6 metra, haliskia do të kishte qenë një grabitqar i frikshëm rreth 100 milionë vjet më parë, kur pjesa më e madhe e Queenslandit perëndimor ishte nën ujë, e mbuluar nga një det i madh në brendësi”, theksoi udhëheqësja e ekipit hulumtues, Adele Pentland.

Pentland tha se rreth 22% e ekzemplarëve të Kretakut të Vonë të Hershëm ishin gjetur duke e bërë atë pterosaurin më të plotë të zbuluar deri më sot në Australi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights