E rrallë në Kosovë! Delja lind 5 qengja, e kap këtë rekord

Interesante dhe kuriozuese është ajo që ka ndodhur në Kosovë pak ditë më parë, ku një dele e racës Romanov ka lindur 5 qengja ne fshatin Radac te Burimi i Drinit te Bardh Komuna Pejë.

Astrit Rexhepaj quhet fermeri që ka edhe delen në fjalë por e kishte të pamundur të na bashkohej sot në intervistë.

Kjo racë e ka një përparësi se qingjat fillojnë që nga dita e 7 e lindjes të hanë nga pak koncentrat edhe bar të thatë, ndërsa vaksina e tyre bëhet që nga dita e dytë e lindjes.

Kjo është lindja e parë për delen në fjalë dhe i bie që do të lindë edhe njëherë brenda vitit. Rekordi ka qenë në Turqi ku delet e kësaj race kanë lindur 8 qengja brenda vitit.

Po ashtu është vënë re se fermerët gjithmonë e më shumë po mbarështojnë racat që mund të lindin sa më shumë krerë bagëti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights