Ag Apolloni, shkrimtar i njohur kosovar, ka shkruar një status në Facebook, i cili përmban disa elemente politikisht jokorrekte.
Në shkrimin e tij, Apolloni ka pasur një gjuhë satirike, me elemente përqeshëse. Shkrimi i Apollonit është i mbushur me tone orientaliste, duke i përshkruar agjeruesit si njerëz që “jetonin në vitin e tyre 1455”.
Apolloni ka përmendur turqit që “kishin ngulur çadrat e tyre”, që mund të interpretohet si një steriotipizim e paraqitje pezhorative e imazhit të turqëve.
“Dje, rreth orës 5 pasdite, pasi pimë kafe pranë sheshit “Adem Jashari”, në Ferizaj, ku turqit kishin ngulur çadrat e tyre, teksa kthenim në shtëpi, pamë veturat që shpejtonin, veç sa s’përplaseshin, se ish kohë e iftarit. Nuk u kishin hije veturat, përderisa jetonin në vitin e tyre 1445.
Të shkretët, si në një univers paralel, sado që nguteshin, nuk na arrinin, sepse ishin gjashtë shekuj mbrapa.” – shkroi ai.