Banka Botërore e miraton kredinë në vlerë prej 90 milionë eurosh për Kosovën

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Parë për Politika Zhvillimore (DPL) për Politikën Fiskale, të Konkurrueshmërisë dhe të Rritjes së Gjelbër të Kosovës (DPL), e cila synon të rrisë efektivitetin e politikës fiskale, të forcojë klimën e investimeve dhe të vendosë themelet për rritje ekonomike më të gjelbër në Kosovë.

Në komunikatën e lëshuar për media shkruan se mbështetja financiare e miratuar për këtë DPL të parë është 90.3 milionë euro (ekuivalente me 100 milionë dollarë amerikanë), një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore.

Sipas njoftimit thuhet se periudha e shlyerjes së kredisë për këtë operacion është 12 vjet, duke përfshirë një grejs-periudhë 6-vjeçare, dhe është pa interes ose tarifa shërbimi.

Pas miratimit nga Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv, Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore do të nënshkruajnë një marrëveshje për financimin e projektit që nevojitet të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës për të mundësuar që fondet e DPL të vihen në dispozicion për disbursim për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Lidhur me këtë është deklaruar edhe Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Operacioni i ri është pjesë e një serie programore prej dy pjesëve që kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës, mirëqenie më të mirë dhe mjedis më të pastër për popullin e Kosovës, duke mbështetur përpjekjet e vendit për të trajtuar disa nga pengesat strukturore afatgjate që pengojnë një rritje më të lartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme ekonomike”, tha ai.

Tutje në njoftim thuhet se progresi i vazhdueshëm ekonomik që nga pavarësia në 2008, i nxitur nga ambicia për t’u integruar në ekonominë evropiane, i mundësoi Kosovës të kalojë në vitin 2018 në statusin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Megjithatë, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar reduktimin e varfërisë, vendi duhet të kalojë në një model rritjeje më konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë, që mbështet rritjen e firmave dhe që nxitet nga produktiviteti më i lartë. Krizat e fundit riafirmuan urgjencën për reforma strukturore për të rritur efektivitetin e politikës fiskale për të zbutur pastaj ndikimin e krizave.

“Megjithatë, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të përshpejtuar reduktimin e varfërisë, vendi duhet të kalojë në një model rritjeje më konkurruese që krijon më shumë vende pune me cilësi më të lartë, që mbështet rritjen e firmave dhe që nxitet nga produktiviteti më i lartë. Krizat e fundit riafirmuan urgjencën për reforma strukturore për të rritur efektivitetin e politikës fiskale për të zbutur pastaj ndikimin e krizave”, thuhet tutje në njoftim.

DPL mbështet një program reformash që forcon mobilizimin e të ardhurave të brendshme, përmirëson menaxhimin e financave publike, si dhe klimën e investimeve nëpërmjet përmirësimit të sistemeve të lehtësimit të tregtisë dhe kuadrit ligjor për administrimin e tokës. Kredia gjithashtu mbështet masat që synojnë rritjen e mbrojtjes për konsumatorët e cenueshëm në sektorin e energjisë elektrike, duke forcuar njëkohësisht kornizën për prodhimin e energjisë së rinovueshme, duke përmirësuar performancën e energjisë, dhe duke reduktuar përdorimin e qeseve të lehta plastike transportuese.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here