E rëndë: 38-vjeçari në Gjilan tenton vetëvrasjen me armë zjarri, dërgohet i plagosur në QKUK

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Gjilan, ku një 38-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i jap fund jetës me armë zjarri, në garazhin e shtëpisë.

Burimet brenda Emergjencës në Gjilan kanë bërë me dije për Gazetën Sinjali se viktima është dërguar fillimisht aty dhe më pas është bartura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Në vend të ngjarjes janë sekuestruar arma dhe gëzhoja si prova materiale ku dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here