Qytetarët e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë sonte janë shqetësuar rreth pranisë së madhe të policisë, autoambulancës dhe mjekëve ligjor në një parking të veturave.
Aty është parë edhe një trup i mbuluar, mirëpo gjithçka është me skenar e regji pasi aty po kryhen disa xhirime.
“Nuk ka rast. Aty po kryhen disa xhirime”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës./IndeksOnline/