Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon të jetë një rast me shumë diskutime nëpër Kosovë.
Prokuroria ende vazhdon të jetë në fazën e hetimeve, dhe nuk dihet sa larg është ngritja e aktakuzës.
Në anën tjetër, vëllai i Liridonës së ndjerë, Leonardi pas një kohe të gjatë ka takuar dy djemtë, nipat e tij.
Fjala është për fëmijët e Liridonës, e cila dyshohet të jetë vrarë me urdhër të bashkëshortit, Naim Murseli.
Në fotografitë e publikuara nga Nacionale, shihet ai duke i përqafuar ata.
Siç raporton kjo gazetë, takimi është realizuar në Suedi, në qendrën ku fëmijet po qëndrojnë nën mbikëqyrjen e shtetit.
Kutojmë se para disa ditësh iu ka zgjatur paraburgimi edhe për dy muaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e gruas së tij dhe ndaj dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.
Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023.
Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.