Policia ka vënë në pranga një shofer pasi nuk ka pranuar t’i japë dokumentet e makinës.
Një qytetare e prononcuar nga gazetarja e Nacionale Anita Nikaj ka rrëfyer ngjarjen. Ndër të tjera ajo tha se arrestimi i drejtuesit të mjetit ka ardhur pas një fjalosje mes drejtuesit dhe zyrtarit policor.
“Kombisti u ndalë këtu me pritë udhëtarë, u kthy. Polici e pa. Kombisti, kur u ndalë polici, u kthye vrazhdë; ‘nuk po t’i japë dokumentat’. Ai e mori personale – në vend se me ia tregu dokumentat se çka ka ose me ia dhanë dënimin – nuk e pashë kurrfarë të drejte me ia konfisku automjetin ose me marrë atë edhe me dërgu në polici”, tha qytetarja për Nacionalen.