Një romancë e re duket se ka lindur mes të famshmëve shqiptarë.
Fjala është për nutricionisten Diola Dosti që pas ndarjes, me shumë gjasë, dashurinë e ka rigjetur prapë në Kosovë.
Burime për Prive.al kanë rrëfyer se dyshja janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit.
Diola dhe Erolldi frekuentojnë të njëjtat vende dhe shihen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, thonë burime tona.
E vulën fjalëve që po qarkullojnë ia kanë vënë vetë ata.
Diola dhe Erolldi, sigurisht jo rastësisht, kanë postuar nga e njëjta villë ku po kalojnë fundjavën krah njëri-tjetrit.
‘Jeto, dashuro, shijo’, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e Erolldit, duke treguar se është mëse i përmbushur aktualisht.
?