Jo rrallëherë, gazetarët janë cak i kanosjeve e sulmeve që kryesisht lidhen me punën e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazetari i ‘Peja në Fokus’ është sulmuar fizikisht nga një punëtor që raportohet se është i VALA-s.
Pamjet tashmë janë publikuar, teksa akoma nuk dihet nëse Policia është vënë në dijeni për rastin.