Me maskë në fytyrë, e rrethuar nga policë/ Hygerta Meta rikthehet në vendin ku vrau dhe groposi të atin

Hygerta Meta, e cila vrau me armë të atin dhe e groposi në kasolle, është rikthyer në vendin e krimit, në banesën e saj në fshatin Shënavlash të Durrësit.

19-vjeçarja shoqërohet nga policia dhe mësohet se po tregon para hetuesve dinamikën e vrasjes. Hygerta Meta mban veshur një xhup të zi, ndërsa në fytyrë ka maskë anti-COVID. Ajo ka treguar para hetuesve në dëshminë e saj se e kreu vrasjen e të atit, Pëllumb Meta, pasi ky i fundit donte ta fejonte me zor.

Hygerta Meta, studente në Fakultetin e Ekonomisë, është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Trupi i pajetë i 50-vjeçarit u gjet i groposur në kasollen brenda rrethimit të banesës në Shënavlash të Durrësit, 10 ditë pasi u denoncua i zhdukur nga djali i tij.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here