Isaac Newton kishte parashikuar datën e ‘fundit të botës’ dhe kjo nuk është shumë larg

Issac Newton raportohet se kishte bërë një parashikim rrëqethës për fundin e botës dhe nisjen e një epoke krejt ndryshe nga kjo që po jetojmë – dhe kjo kohë nuk është shumë larg.

Gjeniu i ndjerë – i cili ishte një matematikan, fizikan dhe astronom mes shumë gjërave të tjera – mendoi se njerëzimit do t’i vije fundi, madje ka edhe një datë.

Drejtori i projektit Newton në Kanada, Stephen Snobelen, shpjegoi se Newtoni – i cili ishte thellësisht i dhënë pas religjionit – e bazoi datën në besimet fetare.

“Newton besonte te Zoti dhe se Bibla ishte fjala e Zotit. Ai besonte gjithashtu se Zoti nuk ishte ‘i kufizuar’ nga koha siç janë njerëzit, dhe kjo i lejonte atij të shihte ‘edhe fundin, që prej fillimit’”.

“Kështu sipas fjalëve të Newton, ai ishte i bindur se ‘Profecitë e shenjta’ ose shkrimet e lashta, nuk janë gjë tjetër vetëm se ‘histori për gjëra që do të ndodhin’ (Yahuda MS 1.1, folio 16 recto).

“Në të njëjtën kohë, profecia biblike është shkruar në një gjuhë shumë simbolike që kërkon interpretim të aftë. Newtni u përball me këtë sfidë ndërsa u përpoq të zbulonte të ardhmen e botës me fjalët e profetëve”, shkruan LadBible, transmeton Telegrafi.

Për të ardhur deri tek data ‘e kiametit’, Newtoni përpunoi disa ekuacione në një copë letër me Snobelen duke thënë se llogaritjet e përdorura ishin “aritmetikë e thjeshtë që mund të kryhej nga një fëmijë” bazuar në periudha të ndryshme kohore.

Dhe koha që ai erdhi në përfundim ishte viti 2060.

Megjithëse Njutoni paralajmëroi se do të kishte ‘luftëra dhe kataklizma’ në prag të vitit 2060 – Snobelen shtoi se “Për Newtonin, viti 2060 pas Krishtit do të ishte më shumë si një fillim i ri. Do të ishte fundi i një epoke të vjetër dhe fillimi i një epoke të re”.

Ai vijonte më tej se Newton me shumë gjasa priste kthimin e Krishtit dhe nisjen e një epoke ‘1000-vjeçare të mbretërisë së Zotit në Tokë’, duke sinjalizuar se epoka aktuale udhëhiqet nga e Keqja dhe errësira.

“Duke cituar profetin Mikea, Newtoni besonte se kjo Mbretëri do të sillte një kohë paqeje dhe prosperiteti, sa që njerëzit ‘do t’i kthenin shpatat e tyre në plugje për tokën ndërsa heshtat e thikat në vjelëse frutash’. Kombet nuk do të luftonin më kurrë me njëra-tjetrën dhe i gjithë njerëzimi do të harronte çfarë është lufta”, shpjegoi ai.

Nëse parashikimet do të rezultojnë të sakta apo jo, do të duhet të presim edhe 36 vite të tjera.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here