Vdiq tragjikisht në Fushë Kosovë, flasin prindër e argjentinases: Gjatë lidhjes me kosovarin u shfaq xhelozia

Prindërit e argjentinases Maria Clara Urdangaray kanë thyer heshtjen. Ata rrëfyen kronologjinë e të gjithë historisë tragjike të dashurisë që i mori jetën më 2 gusht të vitit 2023.

Nëna e Maria Clara, Magdalena, tha se lajmin e morën vesh nga një shoqe e viktimës e cila kishte parë një artikull në media zvicrane.

Ajo rrëfeu se përgjatë kohës sa vajza e saj ishte në lidhje me kosovarin E.N, kishte vërejtur ndryshime në sjelljen e saj.

”Çka më tërhoqi vëmendjen gjatë kohës së Maria Clarës në Zvicër ishin ndryshimet në pamjen e saj. Ajo kujdesej gjithnjë për veten. Bënte sport, jetë të shëndetshme. Kur u zhvendos, e vërejta që ndërroi ngjyrën e flokëve, nga bjonde në zeshkane. Humbi shumë peshë. Gjatë disa videolidhjeve, hetova rrathë të zinj në sy”.

”Nga videocall kaluam në telefonata. Asnjë informacion por vetëm Maria Clarën që më thoshte se e ka marrë malli dhe më pyeste kur do shkoj për vizitë. Unë insistoja për videolidhje, Maria më thoshte po kur ke kohë”.

”I thoja që kam kohë. Dua ta shoh partnerin. Asnjëherë nuk kam pasur kontakt. Kontakti i vetëm ishte një video por asnjëherë bisedë. Në atë video që pranova, ai më thoshte që na do shumë. Çka më shqetësonte shumë ishte xhelozia. Në një pikë kur Maria më tha që në market u vonua, ai u acarua. Ajo ma tha sikur diçka qesharake, pa arsye për të qenë xheloz. Por ajo ishte shumë vajzë tërheqëse”.

”I thashë që xhelozia pa arsye nuk duhet të jetë normale. I thashë të më tregojë nëse po ndodh diçka që të nisem dhe ta kthej në shtëpi. Më shqetësoi edhe fakti që ajo la punën. Ajo ka punuar gjithnjë në Argjentinë, në Barcelonë. Kjo sepse ai i tha që nuk ka nevojë. Mund të punonte për të dy. Në Argjentinë, vajzat dhe gratë punojnë dhe nuk varen nga partneri. Kjo më shqetësoi shumë”, u shpreh ajo në Kosovatoday.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here