Tre vendet në botë ku lënia e bakshishit konsiderohet fyerje

Në të shumtat vende lënia e bakshisheve konsiderohet si një shenjë e mirësjelljes, duke e vlerësuar punën e dikujt apo ndihmën që mund të bëjë karshi jush.

Bakshishet dhe shuma e tyre janë çështje e zakoneve dhe etiketave shoqërore, dhe zakoni ndryshon midis vendeve dhe mjediseve. Në disa vende, është zakon të jepen bakshish për shërbyesit në bare dhe restorante, shoferë taksish, stilistë flokësh.

Megjithatë, jo në të gjitha vendet ky veprim konsiderohet si mirësjellje, ndodhë që të jetë një fushë e minuar e mirësjelljes gjatë udhëtimit në disa shtete. Nëse do bënit një veprim të tillë, atëherë mos e bëni në këto tre vende të cilat bakshishin nuk e konsiderojnë si një veprim të mirë.

Në Japoni është një shuplakë në fytyrë të japësh një bakshish, ku sipas normave kulturore është të ndihesh shumë krenar për punën tënde. Punonjësit e mbajnë veten në një standard shumë të lartë kur ofrojnë një shërbim: nuk nevojitet shpërblim për t’u ndjerë i vlerësuar. Ofrimi i një bakshishi sugjeron që ju nuk mendoni se punëdhënësi e njeh vlerën e tyre, kështu që nuk i paguan mjaftueshëm.

Po ashtu edhe në Kinë një gjë e tillë është e ndaluar. Lënia e një bakshishi dikur ishte e ndaluar në Kinë – për dekada, kjo konsiderohet si ryshfet. Deri më sot, në pjesën më të madhe të vendit konsiderohet një fyerje personale për stafin e restoranteve ose hotelierët nëse u lini atyre një shpërblim. Përjashtim bëjnë guidat turistike ose shoferët e autobusëve turistikë, ku ju mund t’u jepni atyre ca para shtesë pa shkaktuar ofendime.

Nëse keni menduar të vizitoni Korenë e Jugut dhe mendoni se një lënie e bakshishit do të jetë mirënjohje ndaj shërbimit ndaj jush atëherë jeni të gabuar, pasi që ashtu si Japonia dhe Kina, bakshishi konsiderohet krejtësisht i pasjellshëm në Korenë e Jugut. Një përpjekje për të lënë një shpërblim mund të refuzohet./atvlive.tv/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here