“Lëshoje rrugën oj zojë se njeri ka me shku në spital”, gruaja në Fushë Kosovë e bllokon autobusin e Trafikut Urban – i del përpara dhe shkelmon

Denoncimet e qytetarëve karshi Trafikut Urban, kohëve të fundit janë bërë jo fort të rralla.

Përderisa në të kaluarën ka pasur më shumë ankesa shumë për çmimet e biletave, oraret apo kushtet bazë, listës së ankesave i është shtuar edhe sjellja jo korrekte e shoferëve në disa linja.

Por, siç duket, jo çdo herë udhëtarët janë të pafajshëm.

Të paktën jo siç duket një video e publikuar nga faqja “Intervistat Shqiptare”, në të cilën shihet se si një grua i ka dalë përpara autobusit të Trafikut Urban, duke e bllokuar këtë të fundit.

Në videon 42-sekondshe, shihet se shoferi i autobusit i bie borisë duke i thënë “lësho rrugën oj zojë”. Ajo e godet në xham duke i bërë me dije shoferit se po e bënë një telefonatë.

“Lëshoje rrugën oj zojë se njeri ka me shku në spital”, dëgjohet duke thënë shoferi.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti mes kësaj udhëtare që kishte me shoferin e autobusit të Trafikut Urban.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here