Monika Lubonja lë pas “videot me Adi Hilën” shqetësohet për “,nderin” e kombit, apel protestuesve: Mos cënoni monumentet e historisë

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke përcjellë një mesazh për respektimin e historisë dhe simboleve kombëtare, në prag të festave të Nëntorit.Duke iu referuar pamjeve që, sipas saj, janë të dhimbshme për t’u parë, Lubonja thekson se monumentet e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut duhet të trajtohen me respekt, mirënjohje dhe krenari, pasi ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë dhe rrugëtimit të Shqipërisë drejt lirisë.Në reagimin e saj, aktorja u drejtohet protestuesve, duke nënvizuar se e drejta për të protestuar është e shenjtë dhe se zëri i qytetarëve duhet dëgjuar.Megjithatë, bën thirrje që pakënaqësitë dhe kundërshtitë të mos shprehen duke cenuar monumentet historike, të cilat nuk i përkasin një pushteti, partie apo periudhe të caktuar, por gjithë kombit.

Ad
“Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë”, shkruan Lubonja, duke theksuar se respekti për figurat historike nuk lidhet me faktin nëse ato kanë qenë të pagabueshme, por me kontributin e tyre në historinë kombëtare.Ajo kujton gjithashtu se, pavarësisht bindjeve të ndryshme dhe mospajtimeve, respekti për historinë duhet të mbetet një vlerë e përbashkët që bashkon shqiptarët.


Në fund të mesazhit, aktorja shton se nderimi i historisë nuk bëhet vetëm përmes festave dhe fjalimeve, por edhe përmes kujdesit që tregohet ndaj saj dhe trashëgimisë që u lihet brezave të ardhshëm.

Ky reagimm vjen vetëm pak javë më vonë ku aktores i dolën videot intime me kompozitorin Adi Hilën.Videot u bënë publike nga gazetari Elton Tozaj, në kuadër të një skandali që preku dhe emra të tjerë të njohur të botës së artit shqiptar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME