Alarm në NATO, raportimet: Rusia planifikon të dërgojë në orbitë një satelit me armë bërthamore

Rusia mund të ndërmarrë një hap të ri në militarizimin e hapësirës, duke synuar të lëshojë deri në fund të vitit një satelit të pajisur me një kokë bërthamore. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane WDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung, duke iu referuar informacioneve të shërbimeve perëndimore të inteligjencës.

Sipas raportimeve, disa vende anëtare të NATO-s janë informuar së fundmi për këtë mundësi. Edhe ushtria gjermane ka vënë në dijeni ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius, si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Informacioni ka ngritur shqetësime për sigurinë ndërkombëtare dhe rrezikun e zgjerimit të garës së armatimeve në hapësirë.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar publik nga Moska për këtë plan, ndërsa raportimet bazohen në të dhëna të atribuuara shërbimeve perëndimore të inteligjencës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME