Është hedhur sërish gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të qytetarëve, por një pjesë e protestuesve vijojnë të qëndrojnë në shesh dhe nuk tërhiqen. Në Sheshin Skënderbej po përdoren plumba gome, ndërsa protestuesit po hedhin molotovë dhe gurë në drejtim të policisë.
Ndërkohë, policia ka shtuar forcat, kryesisht pranë selisë së Partisë Socialiste.
Gjatë protestës ka pasur edhe shoqërime të disa protestuesve. Efektivët e policisë kanë përsëritur thirrjet për t’u larguar dhe për të mos hedhur gurë.
“Mos u afroni . Jo me gurë , se do të reagojmë”.
Ndërkohë një autoambulancë është paraqitur ne terren pasi raportohet se është lënduar një vajzë. Ende nuk dihen rrethanat ndërkohë pritet të marrë ndihmën mjekësore në spital.
