Atentat në Tiranë. Vritet në automjet një person

TIRANË, 20 Tetor 2026 — Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku një automjet në lëvizje është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas të dhënave paraprake, nga të shtënat ka humbur jetën një person.Paraprakisht dyshohet se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me protestat e dhunshme që po zhvillohen gjatë mbrëmjes në akset kryesore të kryeqytetit.

Forcat e policisë kanë rrethuar vendngjarjen dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e krimit, identifikimin e viktimës, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME