Policia e Shtetit ka nisur veprime hetimore të brendshme, pasi dyshohet se disa punonjës policie kanë lidhje me protestuesit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Sipas CNA konfirmuan zhvillimin e hetimeve lidhur me raste të tilla.
Ende nuk dihet lidhja konkrete që mund të kenë këta efektivë me grupet e të rinjve që protestojnë.
Ndërkohë, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur gjurmimin e rasteve dhe hetimin e thelluar për të zbërthyer skemën që qëndron pas akteve të lidhura me protestën që po zhvillohet që prej një jave./CNA
