Elton Tozaj zbulon episodin e rëndë nga jeta: Luiz Ejlli, i vetmi që më erdhi në ndihmë

Elton Tozaj ka bërë një deklaratë publike për Luiz Ejllin, duke zbuluar një episod të vështirë nga jeta e tij dhe ndihmën që, sipas tij, këngëtari i ka dhënë në atë moment.

Gjatë rrëfimit, Tozaj tha se ndien një detyrim moral për ta falënderuar publikisht Luizin, pasi ai ka qenë i vetmi person që i është gjendur pranë në një prej ditëve më të vështira të jetës së tij.

“Kam një detyrim moral që realisht e falënderoj. I vetmi njeri që më është gjendur në ditën time më të vështirë, kur më hodhën për të vdekur, i vetmi! Asnjë nuk pati guximin të vinte. Luiz Ejlli ka qenë i vetmi që erdhi në mes të natës”, u shpreh Tozaj.

Ai nuk dha më shumë hollësi në këtë pjesë të deklaratës mbi ngjarjen së cilës i referohej me fjalët “kur më hodhën për të vdekur”, por e veçoi Ejllin për faktin se, sipas tij, nuk e la vetëm në atë moment.

Deklarata vjen në një periudhë kur Tozaj është rikthyer në qendër të vëmendjes për një sërë publikimesh dhe deklaratash për personazhe të njohur.

Edhe Luiz Ejlli është përfshirë së fundmi në diskutimet publike rreth zhvillimeve që kanë trazuar showbizin, duke reaguar me ironi ndaj çështjes së videove intime të Adrian Hilës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME