Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon që EPP të shkëputë lidhjet me partinë e Aleksandar Vuçiqit.
Përfaqësuesi amerikan Joe Wilson (Republikani nga Karolina e Jugut) ka publikuar një letër që ka dërguar së bashku me senatorin Roger Wicker drejtuar presidentit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber.
Në letër, Wilson dhe Wicker kërkojnë që EPP të heqë statusin e anëtarit asociativ dhe të ndërpresë çdo lidhje me Partinë Progresiste Serbe (SNS) të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ata e akuzojnë SNS-në për praktikë autoritare, korrupsion, manipulim zgjedhor dhe për mungesë përkushtimi ndaj vlerave perëndimore.
Sipas letrës, OSCE ka cilësuar zgjedhjet parlamentare serbe të vitit 2023 si të mbajtura në “kushte të padrejta”.
Autorët theksojnë se partia në pushtet ka përdorur burimet e shtetit dhe mediat publike në favor të saj, ndërsa rekomandimet e OSCE-së nuk janë zbatuar.
Ata shprehin shqetësim se e njëjta praktikë po përsëritet para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 25 tetor 2026.
Në dokument përmenden edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, kontrolli i mediave, si dhe rastet e korrupsionit.
Wilson thekson se SNS nuk duhet të përdorë emrin e EPP-së për të legitimuar veten dhe kërkon që partia europiane të distancohet plotësisht.
I was grateful to send this letter to @EPP President @ManfredWeber. Vucic and his corrupt authoritarian party are opposed to western civilization and should not have any association with the EPP. Europe must wake up to the election rigging of Vucic and insist on Free and Fair Elections in Serbia.
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) September 26, 2026
