LAJMI I FUNDIT: Bie akuza ndaj katërshes së UÇK-së për krime kundër njerëzimit

Gjyjata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999.

Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

Procesi gjyqësor ka kaluar nëpër më shumë se katër vite procedura në Hagë dhe ka përfshirë dëgjimin e më shumë se 100 dëshmitarëve nga ana e Prokurorisë. Mbrojtja ka paraqitur dëshmitarë dhe argumente që kanë kundërshtuar, ndër të tjera, pretendimin për ekzistencën e një strukture të centralizuar komanduese të UÇK-së.

Vendimi i sotëm do të merret nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara, ndërsa Gjykata ka theksuar se aktgjykimi do të shpallet nga një panel gjyqtarësh të pavarur.

Për Kosovën, dita vjen pas javësh pritjeje dhe mobilizimi publik. Në Prishtinë është mbajtur “Marshi për Liri”, ku mijëra qytetarë kanë shprehur mbështetje për katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa në qendër të kryeqytetit është organizuar edhe “Ora e Pritjes”, si numërim mbrapsht drejt shpalljes së aktgjykimit.

Edhe në Hagë është rritur prania e mbështetësve, ndërsa autoritetet holandeze kanë marrë masa shtesë sigurie rreth objektit të Dhomave të Specializuara. Në Kosovë, ndërkohë, institucionet dhe misionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për qetësi dhe kujdes gjatë ditës së aktgjykimit.

Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, çështja nuk përfundon domosdoshmërisht. Prokuroria dhe mbrojtja kanë të drejtë të apelojnë vendimin, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me rregullat e Dhomave të Specializuara.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME