Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fjator ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me aktakuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018.

Në seancën e sotme Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjithashtu, trupi gjykues për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, mori aktgjykim refuzues.

Për veprën penale për të cilën u shpall fajtor ministri në detyrë, Gjykatësi i çështjes, Sabit Sadikaj tha se vendimi mbi dënimin do të shpallet pas mbajtjes së seancës ku palët do të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese.

Kjo seancë pritet të mbahet më 8 shtator 2026.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME