Shtrenjtohen nafta, benzina e gazi – këto janë çmimet e derivateve

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar sërish çmimet maksimale të derivateve për datën 12 gusht.

Sipas njoftimit, çmimi i naftës sot është 1.73 euro për litër, duke u shtrenjtuar kështu për tre centë.

Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, për dy centë. Sot është 1.50, gjersa të martën ishte 1.48 euro.

Çmimi i gazit sot është shtrenjtuar për një cent, 0.61 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME