Tension në Hormuz, Teherani rrëzon një dron amerikan

Mediat iraniane raportojnë se forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit kanë rrëzuar një dron amerikan të tipit MQ-9 Reaper mbi Ngushticën e Hormuzit, në një kohë kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit vijojnë të jenë të larta.

Lajmi u publikua nga agjencitë iraniane Tasnim dhe Fars, të cilat pretendojnë se droni amerikan u interceptua gjatë një misioni mbi zonën strategjike të Gjirit.

Deri tani, autoritetet amerikane nuk e kanë konfirmuar incidentin, ndërsa pala iraniane nuk ka publikuar fotografi apo pamje video që të mbështesin pretendimin për rrëzimin e mjetit fluturues.

MQ-9 Reaper është një nga dronët më të avancuar të përdorur nga ushtria amerikane për misione zbulimi dhe goditjeje. Sipas të dhënave publike, vlera e një droni të këtij modeli llogaritet rreth 34 milionë dollarë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME