Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Uksmajli nga Ferizaj, ka rrëfyer një nga momentet më të rënda dhe më tmerruese të përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë: humbjen e motrës së tij shtatzënë, e cila u shua nga forcat serbe derisa po u shërbente bukë luftëtarëve të lirisë.
I ftuar këtë javë në emisionin “Kojshia Show”, Uksmajli tregoi mes emocionesh ngjarjen tragjike që i ndryshoi jetën përgjithmonë, si dhe momentin e rëndë kur iu desh t’ua komunikonte lajmin e zi fëmijëve të saj të vegjël.
“Ma morën jetën në sofër motrës Havë, e cila u bënte bukën ushtarëve të UÇK-së. M’u duk se më ra kodra e male përmbi kur u dhashë lajmin fëmijëve të saj të vegjël,” u shpreh me lot në sy ish-luftëtari nga Ferizaj.
Aktet e tilla të sakrificës së civilëve që mbështetën ushtarët në terren mbeten ndër plagët më të thella, por edhe dëshmitë më të fuqishme të çmimit të lirisë.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë dhe rrëfimin e tij të pashkurtuar:
