Në emisionin Kojshia Show, për nder të festës së 28 Nëntorit, moderatori ishte përpjekur të krijonte një bashkim simbolik mes feve të ndryshme.
Mysafirë në këtë edicion ishin Enver Cocaj nga Lëvizja për Rikthim në fenë krishtere, Hoxhë Feim Dragusha dhe Musa Smajli, Snajperisti i Kosharës.
Në kulmin e debatit, Cocaj iu drejtua Hoxhës me tone të ashpra, duke thënë: “Jo me gisht, po shuplakë të mshoj!”, gjë që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Hoxha Feim Dragusha, i cili u ngrit dhe iu përgjigj me zemërim: “Mos më detyro me t’i kallxu damart!”.
Në atë moment, Musa Smajli ndërhyri për ta ndalur situatën, duke i kërkuar të dyve të uleshin dhe të ruanin qetësinë.
Për ta parë këtë moment të tensionuar, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë:
