Raportohet për sulmues aktiv në një kampus universitar në Las Vegas

Policia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas, përcjell Reporteri.net.

Universiteti ka thënë në platformën X – të njohur më parë si Twtter – se ka të shtëna në kampus.

Një sekretar në shkollën mjekësore të universitetit tha për CNN se atyre u është kërkuar të strehohen në vend.

Policia në Las Vegas ka thënë se “duket se janë disa viktima” si pasojë e sulmit në kampus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Policia u ka bërë thirrje banorëve që ta shmangin praninë në atë zonë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here