Deçan, 23 tetor: Ish-drejtori i Policisë, Ahmet Prençi, promovon librin “Në emër të gjakut”

DEÇAN – Vepra më e re e autorit, publicistit dhe ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, z. Ahmet Prençi, me titull “Në emër të gjakut”, do të promëvohet këtë të enjte, më 23 tetor, në qytetin e Deçanit.

Ky aktivitet i shënuar kulturor pritet të bashkojë një plejadë personalitetesh të shquara nga jeta politike, letrare dhe publicistike kombëtare.
​Ngjarja do të zhvillohet në praninë e të ftuarve specialë, duke përfshirë:
​Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.
Shkrimtarin, diplomatin, publicistin dhe ish-deputetin, z. Besnik Mustafaj.
Avogati dhe publicizti Alfred Duka.
​Gazetarin, shkrimtarin dhe historianin, z. Jusuf Buxhovi.
​Drejtuesen e Shtëpisë Botuese “Mediaprint” (Tiranë), znj. Elda Velaj.
​Drejtorin e Shtëpisë Botuese “Buzuku” (Prishtinë), z. Abdullah Zeneli
​Drejtuese e këtij programi letrar dhe artistik do të jetë znj. Alketa Gashi Fazliu.

​Gjatë ceremonisë, figurat publike dhe autoritetet e pranishme do të ndajnë opinionet dhe vlerësimet e tyre mbi rëndësinë dhe thellësinë e veprës së re të z. Prençi. Libri pritet të vlerësohet si një kontribut i vyer në letërsinë shqipe dhe në trajtimin e temave me interes të lartë publik dhe historik.

​Organizatorët shprehen se prania masive e dashamirësve të librit dhe e figurave të rëndësishme do ta bëjë këtë promëvim sa madhështor aq edhe domethënës për kulturën.
​“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që, në qytetin e Deçanit, do të mblidhemi për t’i dhënë dritë librit më të ri ‘Në emër të gjakut’ të autorit Ahmet Prençi,” theksohet në thirrjen për këtë ngjarje.

​Vepra “Në emër të gjakut” pritet të ngjallë një interes të madh tek lexuesi, falë thellësisë së tematikës dhe stilit të hollë e rrëfyes të autorit Ahmet Prençi. /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME