Habit aktorja Ardita Lala: U takova me Albin Kurtin në një klub nate – Ja çka më tha ai

Në emisionin Kojshia Show ndodhin gjithmonë të papritura. Kështu ndodhi edhe këtë javë, ku të ftuar ishin Ali Curri, i njohur si “Curri”, tregtar perimesh nga Gjakova, dhe aktorja Ardita Lala.

Gjatë emisionit, Curri nuk ka mundur të përmbahet kur e ka parë Arditën dhe me hyrjen e saj në studio filloi ta provokonte me fjalët: “Si rrush, deri sonte isha i martum, por sonte me ty kismet”.

Në një moment tjetër, Ardita Lala ndau me publikun një kujtim të veçantë, duke treguar se para disa vitesh ishte takuar me kryeministrin Albin Kurti në një klub nate. Aktorja tha se Kurti ishte treguar shumë i sjellshëm dhe e kishte përshëndetur në mënyrë miqësore.

Për ta parë këtë moment, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME