Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci është dënuar nga Gjykata për shpifje ndaj Behxhet Pacollit. Ai e kishte përfshirë emrin e biznesmenit të njohur në kontekst të vrasjes së Jusuf Gërvallës.
Peci në emisionin “Context”, ka thënë se nuk ka dashur t’i tregoj Gjykatës Themelore por do t’i tregoj asaj të Apelit, se për Behxhet Pacollin të përfshirë në vrasjen e Jusuf Gërvallës, atij i ka thënë Donika Gërvalla.
“Donika Jusuf Gëralla më ka thanë se emir i Behxhet Pacollit figuron në dosjen gjermane, në proces hetimi për vrasjen e Jusuf Gërvallës. E tash kur shkojna në apel, une kom me dal me kallxu. Se nuk kom dashtë në fazën e parë me e involvu Donikën, me kallxu ku është burimi jem kryesor. Unë e kom mbrojt Doniken, por u hi Behxheti, tash e shohim në apel. Ajo me ka thanë se në dosje figuron emri i Behxhet Pacollit” – ka thënë Peci.
