Në emisionin Kojshia Show, këtë herë mysafir ishin gazetarja investigative nga Maqedonia e Veriut, Liridona Vejseli, dhe moderatori i emisionit Libero në ATV, Resul Sinani.
Gjatë emisionit live, Liridona Vejseli deklaroi se kishte marrë një mesazh kërcënues nga një person anonim.
Menjëherë pas kësaj, ajo kërkoi që të njoftohej Policia e Kosovës, e cila sipas skenarit, u shfaq për të verifikuar rastin.
Mbetet e paqartë nëse kërcënimi ishte real apo pjesë e një inskenimi për spektakël televiziv.
Për më tepër, ndiqeni emisionin e plotë më poshtë: