​I varur nga heroina, i rrënuar në 49 kg dhe me tentativat për vetëvrasje: Shikoni si u bë milioner Halil Rafati — Dëshmia se ringritja është reale

Halil Rafati – një emër që sot lidhet me suksesin, librat dhe biznesin e ushqimeve të shëndetshme, dikur ishte simbol i humbjes, varësisë dhe shkatërrimit personal.

Në fillim të viteve 2000, ai jetonte në Skid Row të Los Angeles-it, i pastrehë, i varur nga heroina dhe kokaina, i arrestuar disa herë dhe i rrënuar fizikisht, duke peshuar vetëm rreth 49 kilogramë.

Rafati e përshkruan vetë se kishte tentuar në mënyrë të përsëritur t’i jepte fund jetës me mbidozë, ndërsa në një rast u shpëtua në minutën e fundit nga personat që e gjetën të rrëzuar.

Kjo periudhë e errët u bë pjesë qendrore e librit të tij autobiografik “I Forgot to Die”, ku ai rrëfen për jetën në buzë të vdekjes dhe dështimin pas dështimit.
​Historia ndryshoi kur ai vendosi të rehabilitohej dhe të linte pas varësinë.

Me shumë përpjekje, ai arriti të ndërtonte një jetë të re, duke themeluar qendrën e rehabilitimit Riviera Recovery dhe më pas biznesin SunLife Organics, një brand i njohur i lëngjeve dhe ushqimeve të shëndetshme që sot ka disa pika në Kaliforni dhe jashtë saj. Nga një njeri i rrënuar dhe i humbur, Rafati u shndërrua në milioner, sipërmarrës dhe frymëzues për mijëra njerëz që kërkojnë të dalin nga errësira e varësisë.

​Historia e tij është dëshmi se armiku dhe miku më i madh i çdo njeriu është vetja e tij, sepse brenda vetes gjenden edhe çelësat e shkatërrimit, edhe ata të ringritjes. Rafati sot flet hapur për rrugëtimin e tij nga rruga në sukses, duke treguar se rrëzimi nuk është fundi, por mund të jetë fillimi i një jete të re./Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME